Pfizer njoftoi të mërkurën se ka përfunduar aplikimin e saj në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SHBA për një vaksinë me 3 doza Covid-19 për fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç.
Agjencia Federale e ka pranuar aplikimin.
“Pfizer dhe BioBTech plotësuan një aplikim në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për autorizimin e përdorimit urgjent (EUA) të dozës 3-mg [mikrogram] të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç”, tha kompania në një deklaratë, shkruan Abc.
FDA përmes një deklarate bëri me dije se mori kërkesën e Pfizer për një EUA (përdorim urgjent).
“Ne e kuptojmë se prindërit janë të shqetësuar që fëmijët e tyre të vegjël të vaksinohen kundër COVID-19 dhe ndërsa FDA nuk mund të parashikojë se sa kohë do të marrë vlerësimi i saj i të dhënave dhe informacionit, ne do të shqyrtojmë çdo kërkesë EUA që marrim sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha agjencia.
Muajin e kaluar Pfizer njoftoi se vaksina e saj për fëmijët më të vegjël ishte 80% efektive kundër Covid-19. Megjithatë, kompania tha se ky vlerësim është paraprak dhe mund të ndryshojë pasi të mblidhen më shumë të dhëna./abcnews.al/