FDA aprovon vaksinën e Pfizer për përdorim tek fëmijët e moshës nga 5 në 11 vjeç

schedule21:33 - 29 Tetor, 2021

schedule 21:33 - 29 Tetor, 2021

Organizata e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar të premten vaksinën e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech kundër koronavirusit për përdorim tek fëmijët nga 5-11 vjeç.

Ky vendim e bën vaksinën të disponueshme për 28 milionë fëmijë në SHBA. Tashmë qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve duhet të nënshkruajnë përpara se të shpërndahen injeksionet.

Po ashtu, sipas raportimeve, është planifikuar një takim i komitetit këshillues për të rishikuar dozat pediatrike javën e ardhshme dhe pritet që ato të marrin dritën jeshile sa më shpejt për shpërndarje publike menjëherë pas kësaj.

“Si nënë dhe mjeke, e di që prindërit, kujdestarët, stafi i shkollës dhe fëmijët kanë pritur autorizimin e sotëm. Vaksinimi i fëmijëve më të vegjël kundër COVID-19 do të na sjellë më pranë rikthimit në ndjenjën e normalitetit”, tha në një deklaratë ushtruesja e detyrës së Komisionerit të FDA, Dr. Janet Woodcock.

Kompania bëri të ditur se vaksina e saj me dozë të ulët për fëmijët, e cila është një e treta e dozës së dhënë për të rriturit, është më shumë se 90% efektive në parandalimin e infeksionit asimptomatik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!