FBI ka paralajmëruar sulme të mundshme kibernetike gjatë Lojërave Olimpike. Sipas një raporti të CNN dhe Fox News, në një paralajmërim dërguar ekspertëve që merren me sigurinë kibernetike – krerët e zyrës hetimore kanë theksuar se Lojërat Olimpike u krijojnë mundësinë aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete të kryejnë sulme të tilla duke shtuar konfuzionin dhe propagandën.
Për momentin nuk ka të dhëna për asnjë kërcënim konkret, por hakerat mund të synojnë të sulmojnë kryesisht media, hotele, mjete transporti, zyra biletash./abcnews.al