FBI ka hyrë në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump për të bërë kontrolle por ende nuk dihet arsyeja e kontrollit.
Mbi ngjarjen ka folur vetë prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland tha se ai “aprovoi personalisht” vendimin për të kërkuar një urdhër për FBI-në për të kontrolluar shtëpinë e ish-presidentit Trump në Florida në Mar-a-Lago.
“Departamenti nuk e merr me lehtësi një vendim të tillë. Aty ku është e mundur, është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse si një alternativë ndaj një kërkimi dhe të shtrihet ngushtë çdo kërkim që ndërmerret”, tha Garland.