FBI i “bastisi” vilën për të kontrolluar dokumentet e dyshimta, Trump shpërthen ndaj agjentëve: Kriminelë të rëndomtë

schedule11:17 - 17 Gusht, 2022

schedule 11:17 - 17 Gusht, 2022

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka sulmuar sërish agjentët e FBI-së , pasi këta të fundit u futën javën e kaluar në rezidencën e tij në Palm Beach, për të kontrolluar për disa dosje të cilat Trump i mori nga Shtëpia e Bardhë në kohën kur la postin e presidencës.

Sipas FBI Trump është nën hetim për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore dhe ndoshta edhe shkeljes së Aktit të Spiunazhit.

Lexo edhe: Pse Trump i mori me vete në shtëpi dokumentet e klasifikuara?

Ndërkohë dyshohet të ketë gënjyer edhe zyrtarët federalë mbi këto dokumente, dhe të ketë penguar punën e organeve të drejtësisë, raporton abcnews.al.

Në lidhje me këtë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump ka shkruar se agjentët e FBI-së hynë në shtëpinë e tij dhe rrëmbyen gjithçka para syve të tij, njësoj si kriminelët e zakonshëm, raporton Daily Mail. 

Komentet fyese të ish-presidentit amerikan, i cili akuzon FBI-në se i mori nga rezidenca tre pasaportat e tij, vijnë pas raportit se këshilltari i tij Pat Cipollone dhe zëvendësuesi i tij Patrick Philbin u pyetën nga FBI për kutitë që Trump mori me vete nga Shtëpia e Bardhë në periudhën kur la postin e presidencës./abcnews.al./