Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

schedule10:25 - 1 Korrik, 2025

schedule 10:25 - 1 Korrik, 2025

Armëpushimi i ndërmjetësuar nga Uashingtoni nuk e ka shmangur kërcënimin prej sulmeve kibernetike, njoftuan FBI-ja dhe shërbimi sekret NSA. Grupet e hakerave që mbështesin Teheranin mund të vazhdojnë të përpiqen të prishin ose ta paralizojnë infrastrukturën kritike, si p.sh. rrjetin e furnizimit me energji elektrike, shërbimet e transportit ose ekonominë, thanë të dy agjencitë.

Edhe sipërmarrjet e prodhimit të armatimeve dhe pajisjeve për mbrojtje si dhe kompani të tjera amerikane që kanë lidhje me Izraelin mund të jenë gjithashtu edhe më tej në shënjestër.

Rekomandime si të mbrohemi

Njoftimi i shërbimeve sekrete të SHBA-së përmban edhe rekomandime për forcimin e mbrojtjes digjitale, si p.sh. instalimin e rregullt të përditësimeve të softuerëve dhe përdorimin e sistemeve të sigurta për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Pas sulmeve të SHBA-së  ndaj objekteve bërthamore iraniane hakerat sulmuan bankat amerikane, kompanitë e prodhimit të armatimeve dhe të pajisjeve për mbrojtjen, si dhe sipërmarrje të energjisë, por nuk shkaktuan probleme dhe dëme të mëdha./dw

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!