FBI bastis pronat e oligarkut rus në SHBA

schedule08:43 - 2 Shtator, 2022

schedule 08:43 - 2 Shtator, 2022

Agjentët e zbatimit të ligjit kontrolluan ditën e djeshme pronat në Nju Jork të që i përkisnin Viktor Vekselberg, një miliarder rus i cili është sanksionuar. Agjentët kontrolluan gjithashtu një pronë të lidhur me oligarkun e dyshuar rus në Southampton, Nju Jork.

Një zëdhënëse e FBI-së konfirmoi se agjentët kontrolluan pronat e Vekselberg në Manhattan dhe Southampton, por nuk pranoi të komentojë më tej. Nuk ishte e qartë  se çfarë po kërkonin agjentët. Vekselberg nuk ka dënime penale në SHBA.

Uashingtoni vendosi sanksione ndaj biznesmenit rus në vitin 2018 për ndikimin e mundshëm rus në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe në 2022 për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin. Kremlini ka mohuar përfshirjen në zgjedhjet amerikane.

SHBA po kërkon të përdorë sanksionet dhe ngrirjen e aseteve për t’i bërë presion Moskës që t’i japë fund pushtimit të saj ushtarak të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!