Fazliji premton fitore ndaj Bjellorusisë: Do të bëjmë gjithçka për të siguruar 3 pikët

schedule19:16 - 18 Qershor, 2023

schedule 19:16 - 18 Qershor, 2023

Pas 3 barazimesh radhazi në kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ditën e nesërme “dardanët” e Kosovës do të tentojnë të gjejnë 3 pikët e para kësaj radhe ndaj Bjellorusisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në një stadium neutral, siç është ai i Budapestit në Hungari.

Në prag të sfidës së nesërme është zhvilluar gjithashtu dhe një konferencë për shtyp, ku në krah të trajnerit Alain Giresse ishte mesfushori dhe Betim Fazliji, i theksoi se vetëm fitorja mund ta mbajë ende në lojë Kosovën për kualifikimin.

“E dimë se çfarë rëndësie ka ndeshja. Do ta japim maksimumin dhe presim t’i marrim pikët e plota. Kemi ende gjasa të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të shohim ndeshje pas ndeshjeje. Qëllimi është t’i marrim pikët e plota ndaj Bjellorusisë

E mira është që nuk luajmë në fushën e tyre dhe nuk ka shikues. Ndeshja e fundit që kishim ndaj Rumanisë ishte e vështirë, fusha ishte e vështirë për të dyja skuadat. Nuk ishte e lehtë që të bënim një ndeshje të mirë. Të gjithë e dimë se është e rëndësishme dhe duhet t’i marrim pikët e plota”,- është shprehur Fazliji gjatë konferencës për shtyp. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!