Faza e dytë pozitive jep efekt, Bayern përgatit rinovimin me një bavarez puro

schedule17:27 - 31 Mars, 2020

schedule 17:27 - 31 Mars, 2020

Thomas Muller është një simbol i Bayern Munchen. Sulmuesi është pjesë e klubit të zemrës prej 20 vitesh, teksa kontrata i përfundon në verën e vitit 2021. Shumë është përfoluar për një largim të tij në fund të sezonit.

Diçka që nuk do të ndodhë, pasi Bayern nuk e ka të lehtë të ndahet nga 30-vjeçari. Kicker raporton se drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i dhurojnë një rinovim deri në vitin 2023, periudhë kur lojtari do të jetë 33 vjeç.

Muller po kalonte një formë të mirë përpara pezullimit të Bundesligës, fazën e dytë e kishte nisur shumë mirë dhe këtë sezon ka shënuar 10 gola. /abcnews.al

 

Thomas Muller