Favre: Bundesliga po forcohet shumë! 150 pikë? E vështirë, por do e provojmë

schedule08:30 - 16 Qershor, 2020

schedule 08:30 - 16 Qershor, 2020

Në Gjermani nuk ka kohë për pushim dhe në mesjavë zhvillohet java e 32-të. Dortmund zbret në fushë të mërkurën dhe përballë do të ketë skuadrën e Mainz. Trajneri i verdhezinjve, Lucien Favre ka folur në konferencë rreth tre ndeshjeve të mbetura  dhe objektivit të 150 pikëve.

Kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit dhe duam të japim më të mirën. Konkurrenca po rritet, Bundesliga po forcohet nga dita në ditë, kështu që duhet të tregohemi të kujdesshëm.

150 pikë në dy sezonet e fundit? Do të ishte një arritje e bukur, po nuk e kemi arritur akoma atë shifër pikësh. Do të jetë shumë e vështirë për t’ia dalë“, deklaron trajneri zviceran i Dortmund.

Verdhezinjtë numërojnë 66 pikë dhe renditen në vend të dytë me 7 pikë më pak se Bayerni kryesues. Sezonin e kaluar e mbyllën me 76 pikë dhe humbën titullin kampion (e fitoi Bayern Munchen) për vetëm dy pikë. Sancho me shokë duhet t’i fitojnë këto tre ndeshje (Mainz, Leipzig, Hoffenheim) që të kalojë kuotën e 150 pikëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!