Favoritët fitojnë në kupë/ Manchester City dhe Arsenal sigurojnë kualifikimin në raundin tjetër

schedule13:07 - 25 Shtator, 2025

schedule 13:07 - 25 Shtator, 2025

Është mbyllur pa surpriza mesjava e Kupës së Ligës në Angli, pasi të gjithë favoritët siguruan kualifikimin në raundin tjetër të turneut.

Manchester City shpërbleu pritshmëritë, duke kaluar 2-0 transfertën kundër Huddersfield. Gjithçka e lehtë për skuadrën e Pep Guardiola, që siguroi suksesin me nga një gol për çdo pjesë.

Foden në minutën e 18-të dhe Savinjo në të vendosën fitoren e Manchester City që në 1/8 e Kupës së Ligës do të përballen me Sëansea.

I njëti diskutim vlen për Arsenal, që gjithashtu nuk zhgënjeu ndaj një tjetër rivali modest si Port Vale. Ezze shënoi golin e parë me “Topçinjtë”, duke vendosur edhe pjesën e parë.

Vetëm katër minuta nga fundi Trosard dyfishoi shifrat për të vulosur biletën e Arsenal në raundin tjetër të turneut ku do të përballet me Brighton.

Në 1/8 e Kupës së Ligës do të luajnë edhe Tottenham dhe Njukasëll, që gjithashtu fituan sfidat e tyre.

Londinezët mundën në shtëpi 3-0 Donkaster, ndërsa po në fushën e saj, Njukasëll fitoi 4-1 kundër Bradford City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!