Favoret e Berishës për “Kurum”/ Përfitoi 4 HEC-e dhe një koncesion në Portin e Durrësit

schedule17:15 - 31 Gusht, 2024

schedule 17:15 - 31 Gusht, 2024

Kompania “Kurum” ka pasur kohë të arta  të aktivitetit të saj me fitime marramendëse  si rezultat i përfitimeve të aseteve shtetërore nga demokratët. Aktualisht ka mbyllur aktivitetin dhe rrezikon që të lerë të papunë rreth 500 punonjës por në periudhën 2005-2013 kur në pushtet ishte Sali Berisha kjo kompani ka qenë e favorizuar në shumë aspekte. Kompania turke Kurum, fitoi në 2011-ën një koncesion 35-vjeçar për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në portin e Durrësit. Një kontratë kjo që u prish më pas nga qeveria socialiste e cila  urdhëroi anulimin e koncesionit duke hapur çështje gjyqësore për shkak të mospërmbushjes së kushteve kontraktuale nga kompania. Shqipëria fitoi gjyqin e arbitrazhit me kompaninë turke Kurum për mbylljen e kontratës koncesionare të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrës. Gjykata për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve në Uashington, ICSID, ka rrëzuar pretendimin 100 milionë euro që kompania turke kishte ndaj qeverisë shqiptare, dëm që sipas saj i ishte shkaktuar nga mbyllja e njëanshme e koncesionit për terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit.

Po ashtu një tjetër koncesion iu dha kompanisë turke “Kurum”. Më 22 korrik të vitit 2013 qeveria e jep me konçension me kontratën e tipit “Rehabilitim, Operim dhe Transferim”, kompanisë Kurum International SH.A. rafinerinë e Cerrikut. Premtoi se do të investonte 48 milionë euro duke ndikuar edhe në punësim në këtë zonë por e shkriu për skrap që në muajin e pare.

Në kohën kur në qeveri  ishte Sali Berisha përfitoi ndër të tjera edhe asete të rëndësishme energjetike shtetërore. Ekspertët në atë kohë e kritikuan ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta. Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 u shitën për 52 milion euro. Ndërsa Ulza e Shkopeti u shitën për 57.5 milion euro.

Ndërkohë në fund të mandatit si kryeministër Sali Berisha firmos një tjetër kontratë konçesionare në bazë të së cilës i jep Kurum 67 hektarë tokë publike në Spitallë të Durrësit, për të ndërtuar një park industrial.

ASETET E PERFITUARA NGA KURUM NE 2005-2013

Koncesionin e terminalit te konteniereve ne Durres

Rafineria e naftes ne Cerrik

4 hece “Bistrica 1, Bistrica2, Ulez, Shkopet”

67 ha toke ne Durres për park industrial./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!