Vendi i tij mund të mos ketë dhënë “dritën jeshile” për administrimin e vaksinës AstraZeneca kundër sëmundjes Covid për qytetarët amerikanë, megjithatë, Dr. Anthony Fauci tha sot se britanikët e vaksinuar me dozën e Universitetit të Oksfordit do të mund të hyjnë normalisht në Shtetet e Bashkuara nga nëntori.
Duke folur sot për BBC, epidemiologu kryesor amerikan tha: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye për të besuar se njerëzit që janë vaksinuar me AstraZeneca duhet të ndiejnë se do të ketë ndonjë problem. “Britanikët e vaksinuar me AstraZeneca do të jenë në gjendje të hyjnë në SHBA kur të lehtësohen kufizimet e udhëtimit në vjeshtë.”
Kujtohet se dje Shtëpia e Bardhë njoftoi heqjen e kufizimeve të udhëtimit pas 18 muajsh të zbatimit të tyre, nga administrata Trump në fillim të pandemisë .
Nga nëntori qytetarët e BE -së do të mund të vizitojnë Shtetet e Bashkuara me kusht që të jenë të vaksinuar kundër Covid. Vlen të përmendet se vaksina AstraZeneca është një nga katër të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). g.v/abcnews.al