Fauci: Nëse je i vaksinuar dhe ndodhesh jashtë, “hidhe tutje” maskën

schedule16:36 - 13 Maj, 2021

schedule 16:36 - 13 Maj, 2021

Të vaksinuarit për Covid-19 nuk kanë nevojë që të mbajnë maska në ambientet e jashtme.

Kështu është shprehur Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA për mediat mëngjesin e së enjtes.

“Ne duhet ta bëjmë këtë tranzicion,” tha Fauci.

“Nëse jeni të vaksinuar, nuk keni pse të mbani një maskë jashtë. Do të ishte një situatë shumë e pazakontë, nëse do të kalonit në një situatë krejtësisht të mbushur me njerëz ku njerëzit në thelb po ngjeshën me njëri-tjetrin, atëherë ju mbani një maskë. Por çdo herë tjetër, nëse jeni vaksinuar dhe jeni jashtë, lini mënjanë maskën. Nuk keni pse ta vini. ”

Ndërkohë, CDC, në udhëzimet e përditësuara në fund të prillit rekomandon që ata që janë të vaksinuar tërësisht mund të mos i mbajnë maskat në mbledhje në ambiente të jashtme, por jo në vende të mbushura me njerëz. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!