Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, në reagimin e tij më të fundit është shptehur se duhet të bëjmë kujdes pasi koronavirusi është një sëmundje që le pasoja dhe te të rinjtë.
Në një konferencë për mediat ai ka theksuar se të rinjtë të cilët e kalojnë në një mënyrë të thjeshtë koronavirusin pa marrë ndihmë mjeksore në spital, shërimi i tyre zgjat më shumë në kohë.
“Në mënyrë të veçantë të rinjtë që janë të shëndetshëm, të cilët nuk kërkojnë ndihmë, por janë të sëmurë dhe kanë simptoma të fazës që duhet të jenë të shtrirë në spital, ata shërohen për dy a tre javë nga virusi – megjithatë ata kanë simptoma të buta edhe për disa javë të tjera dhe ndonjëherë muaj”, ka thënë Fauci.
Ndër të tjera doktori është shprehur se kontrollet e mëvonshme tregojnë se shumë “kanë një përqindje të lartë të anomalive kardiovaskulare, dëshmi të miokarditit nga skanimet MRI dhe PET, dëshmi të shfaqjes së kardiopative”.
Një tjetër problematike në lidhje me infektimin e të rinjve, ai veçon faktin se duke qenë se ato kalon periudhën e përcaktuar për tu shëruar nga Covid mendojnë se janë shëruar por që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Koronavirusi është shkaktari numër tre i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, pas sëmundjes së zemrës dhe kancerit./abcnews.al