Dr. Anthony Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive të SHBA-së këtë të dielë është shprehur se dhe pas vaksinimit qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mbajnë masken dhe të ruajnë distancimin social.
Ndërkohë kujtojmë se së fundmi ka bërë me dije se nga të dhënat paraprake treguan se vaksina Covid-19 e zhvilluar në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive është më shumë se 94% efektive.
Gjithashtu deri më tani efekt të ngjashëm deri mbi 90 % kanë dhënë dhe vaksinat që janë në përdorim Pfizer dhe BioNTech.
Fauci në një intervistë të dhënë për mediat amerikane është shprehur se me një vaksinë të tillë dhe me dy vaksinat tjera ju mund të ndiheni të sigurtë por nuk duhet të nënvlerësoni dhe most ë mbani maskë.
“Padyshim, me një vaksinë 90 për qind plus efektive, ju mund të ndiheni shumë më të sigurt, por unë do t’u rekomandoja njerëzve që të mos i braktisin të gjitha masat e shëndetit publik vetëm sepse jeni vaksinuar. Këto baza përfshijnë: mbajtjen universale të maskave, mbajtjen e distancës fizike, shmangien e turmave të mëdha, bërjen e më shumë aktiviteteve në natyrë dhe larjen e duarve shpesh”, ka thënë Fauci./abcnews.al