Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Fatura globale e luftës/ Civici: Parashikohet forcim i euros. Mundësi e artë për Shqipërinë për tërheqjen e investimeve …

schedule20:34 - 13 Mars, 2026

schedule 20:34 - 13 Mars, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme po sjell pasojat e para në ekonomi. Eksperti Enio Civici parashikoi tre pasoja të mundshme ekonomike nga situata e tensionuar në frontin e luftës.

Civici paralajmëroi se inflacioni dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para do të prekin drejtpërdrejt bujqësinë dhe produktet ushqimore në Shqipëri, ndërsa vendi pritet të përballet edhe me një dobësim të lehtë të lekut dhe forcim të euros.

Ai thekson se krizat dhe konfliktet në rajone të tjera mund të zhvendosin kapitalin drejt vendeve të tjera, duke krijuar një mundësi për Shqipëria dhe rajonin që të tërheqin investime që do të shkonin në Lindja e Mesme.



“ Bujqësia preket nga inflacioni dhe çmimi i lëndës së parë. Produktet bujqësore dhe ushqimore preken sepse kanë shumë inpute dhe janë produkte vulnerabël, pasi kërkohen nga e gjithë shoqëria. Bujqësia do të preket dhe kjo është e pashmangshme, edhe për shkak të çmimit të lëndës së parë.

Në tregun shqiptar ne nuk blejmë lëndë të parë nga ato anije në Ngushticën e Hormuzit, por ata që kanë do të duhet të ridimensionojnë tregun e tyre. Përballë aktorëve të mëdhenj, Shqipëria do ta ketë çmimin më të lartë, sepse është dora e dytë e tregut.

Parashikoj që, si pasojë e krizës ekonomike që do të kenë edhe vendet e BE-së, ne do të përjetojmë edhe një mbarim të periudhës së forcimit të lekut. Si pasojë e importeve, leku nuk do të jetë aq i fortë. Euro do të përforcohet, jo në nivelet që kanë qenë, por nuk do të bjerë më shumë. Leku mund të dobësohet pak dhe të ndalojë forcimin e vazhdueshëm.

E dyta, kini parasysh që nëse në një zonë ka konflikt, kapitali që ndodhet atje zhvendoset dhe shkon në zona të tjera. A kemi ne shans të përfitojmë? Një pjesë e këtij kapitali duhet të shkojë në vende të tjera si ne dhe rajoni ynë. Është një shans i madh që ne në këtë fazë të tregohemi të pjekur dhe seriozë politikisht, të jemi gati, sepse ndoshta jemi rajoni që mund të përzgjidhet për të marrë ato investime që do të shkonin në Lindjen e Mesme.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!