Fatura e kripur që turistët paguan për një vakt në Romë

schedule12:52 - 1 Tetor, 2019

schedule 12:52 - 1 Tetor, 2019

476 Euro për një vakt. Është kjo shifra e çmendur që dy turistë japonezë shpenzuan gjatë pushimeve në një restorant në qendër të Romës. Mediat kanë bërë publike rastin e çiftit, i cili për dy pjata me makarona dhe dy peshq mori faturën e kripur.

“Në meny shkruhej 6.5€/100 gramë peshk. Kur mbaruam vaktin, paguam 476.4 Euro. Kur u ankuam për këtë gjë, menaxheri na shpjegoi se pjata me peshk ishte 4.8 kilogramë. Ne jemi të sigurt që peshonte 2 kilogramë maksimumi”, shkruante i irrituar klienti në Trip Advisor, i cili paralajmëronte klientët e tjerë që mund të kishin të njëjtin fat që të mos paguanin dhe të merrnin policinë.

Klienti akuzonte restorantin se e kishin mashtruar. Ndërkohë, postimi i tij mori vëmendjen e shumë personave të tjerë të cilët kishin pasur të njëjtën eksperiencë.

Kjo nuk është hera e parë që turistët paguajnë shifra kaq të larta vetëm për një vakt në Itali. Në 2018-n në Venecia, një tjetër çift japonez pagoi 1120 Euro për katër biftekë florentina, një pjatë me peshk miks, dy gota verë dhe një ujë mineral./abcnews.al