Serbia ka filluar të përllogarisë dëmet për shkak të protestave të kamionistëve në pikat kufitare të vendeve të rajonit.
Sipas tyre, dita e dytë e bllokimit të pikave kufitare për kamionët kap shifrën e 100 milionë eurove në ditë.
Transportuesit nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina po bllokojnë terminalet e mallrave për shkak të sistemit të ri EES për hyrje dhe dalje nga BE, por edhe reagimit jo të përshtatshëm sipas tyre të Komisionit Europian dhe vendeve të Shengenit në lidhje me trajtimin e shoferëve profesionistë dhe kufizimin e qëndrimit të tyre në territorin e Shengenit.
Po çfarë sugjerojnë transportuesit?
Sipas tyre shoferët nuk duhet ti nënshtrohet këtij regjimi të ri të Bashkimit Europian derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme për kushtet e tyre të punës brenda territorit të unionit.
Por këtë situatë ata e shohin edhe si një sfidë për shoferë në kuptimin e arritjes së njohjes së statusit të tyre profesional dhe përjashtimit nga rregullat e rrepta që zbatohen në territorin Shengen, përfshirë regjimin 90-180 (pra 90 ditë brenda unionit dhe 180 jashtë tij).
Transportuesit serb, malazez, boshnjak dhe maqedonas kanë bllokuar terminalet e mallrave në pikat kufitareqë nga mesdita e së hënës.
Lidhur me protestën e Transportuesve të Ballkanit Perëndimor Komisioni Evropian njoftoi se po “monitoron me kujdes situatën dhe është në kontakt me partnerët për të gjetur një zgjidhje.


