Fatos Zeqiraj, 3000 bluza sportive të ekipeve të zemrës/ 2 dhoma e faqet e murit duke “u shembur” nga koleksioni

schedule10:59 - 14 Maj, 2025

schedule 10:59 - 14 Maj, 2025

Koleksionuesi Fatos Zeqiraj ka ndarë një rrëfim të veçantë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Ai ka treguar se ka koleksionuar bluza sportive të ekipeve të zemrës.

Zeqiraj tregoi se është fans i Milanit dhe se bluzën e parë që ka marrë ka qenë e lojtarit të Kluivert. Këtu siç u shpreh ai, ishte edhe fillimi i një koleksioni që s’do të kishte fund.

“Bluzën e parë që e kam blerë, ka qenë e lojtarit Kluivert në vitin 1996. Unë kam lindur milanist. Shumicën e fanellave i kam që nuk janë veshur gjatë lojë. Ndërsa rreth 200-300 të fanellave janë veshur gjatë lojës”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!