Fatos Nano, virtyti i Bashës dhe si e nisi karrierën në PD? Duma në “Log.”: Qeverisje me PS? Det i zi

schedule21:40 - 15 Mars, 2021

schedule 21:40 - 15 Mars, 2021

Dy nga drejtueset e PS-PD në Tiranë, Elisa Spiropali dhe Grida Duma ishin mbrëmjen e sotme përballë në emisionin “Log.” të drejtuar nga Endri Xhafo në ABC. Kandidatja e PD-së për një tjetër mandat në parlament, rrëfeu nisjen e karrierës në PD dhe se kush e pikasi.

Në 2009 Berisha ka qenë në “Opinion” dhe do të zhvillohej debati i fundit parazgjedhor ku kam qenë dhe zoti Berisha që do i përgjigje pyetjes së pedagogëve, aty ka qenë nisja e komunikimit me zotin Berisha” tregoi ajo.

Por cfarë i tha Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Durrës? “Kanë mbaruar zgjedhjet në qershor, kam bërë deklaratë zyrtare nga partia në korrik, me gazetarët kam qenë kandidatja e para e dyta apo ndoshta e treta, jam shfaqur dhe kam bërë atë akt politik, kam marrë përgjegjësinë pavarësisht se e dija se e vërteta e Avdyljave do të dilte, por thash se duhet pranuar rezultati dhe duhet marrë përgjegjësia. Nga më të qartat deklarata politike. Pavarësisht se rezultati ishte jo i duhuri pranohet ajo dhe vazhdohet përpara” tha ajo.

E pyetur nëse PD-së do i kushtojë në zgjedhjet e 25 prillit braktisja e bashkive, Duma tha se përkundrazi, do të jetë në favor. “Do të ndikojë në mënyrë më të mirë të mundshme për arsye se decentralizimi i pushtetit lokal ka bërë që shumica e shërbimeve dhe njësitë administrative inekzistente dhe bashkitë po mbingarkohen me punësime militantësh pa dhënë asnjë shërbim ka çuar në një revoltë lokale dhe kombëtare. Pushteti lokal ka zero shërbime sot, vetëm listë pagesash militantësh” tha ajo.

Por përse sipas Dumës, Edi Rama do të humbasë zgjedhjet, sepse nuk e meriton, opozita ka punuar, apo sepse ndërkombëtar duan rrotacion? “Ndërkombëtarët i kanë dhënë përgjigjet me mos hapjen e negociatave, sepse reforma në drejtësi nuk ka ecur si duhet dhe nuk ka pasur ndëshkim për krimin elektoral. Humbja e Ramës është fitoja e shqiptarëve, nuk është një mandat i provuar, por dy. Askush nuk mund të gënjehet më”.

Pak ditë më parë Lulzim Basha, ku e pranishme ishte edhe Duma firmosi paktin me Monika Kryemadhin, por cfarë mendon ish-deputetja për fjalët e liderit të partisë së saj kur në 2017 thoshte se nuk do të bënte pazar me LSI-në dhe Petrit Vasili e akuzonte kryedemokratin për vjedhje në Rrugën e Kombit? “Në politikë merr vendime ndaj prioriteteve dhe e keqja më e madhe është Rilindja e Edi Ramës. Në këto kushte vendimet shkojnë përballë prioriteteve që është ikja e Edi Ramës. Nuk di të them se kurrë mos thuaj kurrë apo ndonjëherë më mirë vonë se kurrë, këto janë metafora…”.

Nëse do të kërkohej për hir të integrimit, a do të pranonte PD-ja një bashkëqeverisje me PS-në pas 25 prillit? “Kjo nuk realizohet përmes bashkëqeverisjes, unë e kam thënë që në 2013, nuk e ekziston. Bashkëqeverisja është zhdukja e demokracisë, atëherë kush e kontrollon atë që krijohet te piramida lart, kjo do të ishte vdekja e demokracisë. PD nuk mund ti hyjë kësaj frymë dhe këtij deti të zi” tha Duma.

Por, sipas Dumës cili është virtyti që do ta karakterizonte më mirë Lulzim Bashën, i pakorruptueshëm, i papërtuar, apo njeri i besës? “Nuk janë vetëm kaq. Ajo që Basha ka pasur sfidën gjithmonë, ka pasur sfidën që të bëjë të pëlqyeshme, të arsyeshmen, racionalen. Të bësh të arsyeshmen” tha ajo.

Në librin e saj “Koha për politikë” Grida Duma flet për nevojën e një parlamenti me Senat, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, e pyetur nëse duhet të jetë Fatos Nano senator për shkak se ka qenë ish-kryeministër, kandidatja për deputete tha “Nëse ky rregull vendoset nuk është cështja ime për t’i dhënë përgjigje. Aty i jam referuar, presidentëve, kryeministrave, prokurorëve të përgjithshëm, kjo është teza ime. Në Dhomën  e Senatorëve duhet të jenë ata që kanë pasur eksperiencën e mjaftueshme për të dhënë gjykime” tha Duma./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!