Fatos Nano operohet me sukses/ Iu nënshtrua një ndërhyrjeje për një frakturë në këmbë

schedule11:35 - 12 Shtator, 2024

schedule 11:35 - 12 Shtator, 2024

Ish kryeministri Fatos Nano iu nënshtrua këtë të enjte një ndërhyrje kirurgjikale, pas frakturës që pësoi në këmbë. Operacioni i kryer paraditen e së enjtes në një spital privat në kryeqytet ka përfunduar me sukses.

Ish kryeministrit 71 vjecar i është vendosur një protezë e pjesshme, pasi pësoi dëmtime në qafën e femurit, në kockën që lidh kofshën me legenin. Sipas mjekëve, pjesa e kockës që ka pësuar thyerje, është zëvendsuar me një protezë metalike.

Gjendja shëndetësore e ish liderit socialist është nën kontroll. Megjithatë ai do të vijojë të qëndrojë në spital nën mbikqyrjen e mjekëve ortopedë, deri në rehabilitimin e plotë.

Nano pësoi dëmtim në këmbë, pasi u rrëzua, teksa ishte duke kryer ushtrime fizioterapie. Ai u paraqit menjëherë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Por, kjo nuk është hera e parë që Fatos Nano përfundon në spital me probleme shëndetësore.

Një vit më parë, ish kryeministri kaloi një gjëndje kritike për jetën. Nano qëndroi disa ditë në spital nën kujdes intensive, me komplikacione serioze me mushkërinë. Ish kryeministri u intubua për shkak të një problemi kronik respirator, që në gjuhën mjekësore njihet si SPOK. Ndonëse gjendja shëndetësore e ish liderit në atë kohë ishte tejet e rendë, ai ia doli të fitojë betejën.

Fatos Nano u shkëput nga politika në vitin 2005, dhe që pas vitit 2013 ai është tërhequr gjithashtu edhe nga jeta publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!