Fatos Kongoli kremton 80-vjetorin/ Shkrimtari: Letërsia, një grua e bukur që nuk e zotëron dot

schedule15:51 - 12 Janar, 2024

schedule 15:51 - 12 Janar, 2024

Shkrimtari i njohur i letrave shqipe dhe anëtari i Akademisë së Shkencave, Fatos Kongoli festoi 80-vjetorin e lindjes mes miqve te afërmve dhe lexuesve të së ardhmes.

Matematicienti i cili i dedikoi gjithë jetën shkrimit, letërsinë e krahason me një grua të bukur.

Humori është pjesë e pandashme e tij, romanin e gjithë mëkateve të jetës thotë se ia dedikoi bashkëshortes,  Lilit, të cilës i është mirënjohëse për çdo gjë

I cilësuar nga kritika si shkrimtar i tranzicionit, pasi gjithë veprën ia dedikon Shqipërisë në mbi 3 dekada demokraci. Ai jep edhe përgjigjen se kur merr fund tranzicioni.

Politika dhe opozita e kanë zhgënjyer jo pak, por dëshira e tij edhe në këtë jubilee, mbetet hapja e dosjeve.

Në vitin 2022 Kryesia e Akademisë së Shkencave i shkroi Akademisë Suedeze të Shkencave letrën ku i propozoi për ta nominuar akad. Fatos Kongolin, shkrimtar me njohje kombëtare e ndërkombëtare, si kandidat për çmimin “Nobel”, bashkë me kandidatin tradicional prej më shumë se 30 vjetësh Ismail Kadarenë, dhe me herët për këtë çmim ka qenë nominuar edhe i ndjeri, Luan Starova.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!