Fatos Kongoli, si shkrimtar, nuk e ka aspak të vështirë të izolohet, por rregullat për pensionistët e kanë irrituar. Shëtitjet në natyrë nuk i ka ndalur as këto kohë
“ Kërkoj ndjesë që jam i shtrënguar nga rrethanat që të paraqitem para jush dhe publikutr në këtë gjendje. Unë nuk e kam pas të vështirë zbatimin e rregullave që kërkon kjo kohë. Unë kam pas vetëm një irritim, pasi veçohesha si pensionist, më dukej vetja i poshtëruar kur na veçojnë.Kam dalë afër, pasi nuk mund të rrijë një person si unë në shtëpi,” tha Kongoli.
Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli në këtë kohë pandemie, vjen para publikut me librin me nota autobiografike “Kapitulli i Amerikës ” i cili është në vazhdën e librit “Iluzione në sirtar”.
“Është një formë e asaj që bëjm për televizion, rrotullohu derisa ta gjej. Te ky libër kam qenë shumë i vetëdishëm, pasi nuk përballesh me veten por dhe me të tjerët. Përballja me të tjerët është më e vështirë. Për këtë libër unë kam marrë shumë levdime, por gjithmone merret e kundërta.Ky është libri im më i vërtetë dhe më i rëndësishëm”, është shprehur ndër të tjera shkrimtari.
Kongoli risjell edhe në këtë libër, kapitullin e ndodhisë në redaksinë “Naim Frashëri”, duke u bërë ndër të vetmit shkrimtarë, guximtarë, i cili rrëfeu në librin “Iluzione në sirtar”, se ka dëshmuar në gjyqin e një ish kolegu të shtëpisë botuese “ Naim Frashëri”, i cili u dënua në vitet ‘80. Kjo, padyshim ndodhi si pasojë e presionit të persekutorëve
“Nuk do ta shkruaja, por përderisa e shkruajta ai episod do të dilte. Unë nuk dua të rri i lidhur pas të kaluarës pasi nuk ëhtë gjë e mirë. Mua shpesh më ka ndodhur që të them një thënie të një filozofi amerikan që thotë se ai që harron të kaluarën është i dënuar ta rijetojë, është një episod kalimtar dhe i mbyllur në jetën time. Unë po ju them pse guxoni por pse e bëre se ke dëmtuar veten.Por unë thash se nuk jam penduar për atë dhe thjesht është një fakt që unë tashmë e rikujtoj”, ka thënë ndër të tjera ai.
Këta ish – sigurimsa, të cilët si shkruan Kongoli, i kanë lënë ende një shtrëngim në zemër, dhe si për ironi të fatit ai jeton në të njëjten lagje me ‘ta.
“Këto janë njerëz real, njihen botërisht dhe kanë gjynahe, pasi kanë bërë mëkate shumë ndaj intelektualëve. Unë njërin e kam komshmi dhe e shikoj dhe sot, që ndiej neveri ndaj tij. Ish persekutorët dhe kriminelët e djeshëm nuk kanë marrë asnjë gjemb në këmb”, ka thënë për Abc Neës Kongoli
Megjithëse është një ndër 300 firmëtaret e themelimit të partisë demokratike, sot është i zhgënjyer nga politika shqiptare, të cilën e cilëson karikaturë.
“Askush nuk ka ndërmend që të vendose pikat mbi i ndaj gjërat shkojnë kështu. Gjërat fshihen dhe kjo nuk është gjë e mirë. Unë kam shkruar disa herë, dhe unë kam thënë jo për politikën pasi ajo është politikë por te ne në vend të demokracisë asaj që ne aspiruam kur dolëm dhe mbushëm rrugët e Tiranës, zhgënjimi qe shumë i shpejtë pasi të gjithë krahat e politikët dora dorës nuk bënë gjë tjetër veçse ndërthurën një karikaturë të demokracisë”, shprehet shkrimtari.
Ndërsa në librin “Kapitulli i Amerikës”, vendin kryesor e zënë kujtimet e autorit në një periudhë 7 vjeçare, kur ai jetoi në Amerikë, e ku shfaqen portrete të shqiptaro- amerikanëve të fushës së letrave, miq e të njohur të dikurshëm të autorit që jetojnë në Amerikë.
“Ndihem i kënaqur në radhë të parë që ky libër më në fund doli. Ky është shumë i rëndësishëm për mua, nuk e kam shkruar kot se është vijim i një libri tjetër por në një kohë tjetër. Unë këtë libër ja dedikoj miku tim,” tha ai.
Për herë të parë autori përshkruan edhe peripecitë e pabesueshme, me të cilat u përball pas një sëmundjeje të rëndë. Dhe rikthimin në jetë përmes aventurës së re që ai tregon në romanin “ Gënjeshtarë të vegjël”. /abcnews.al