Fatos Klosi zbulon porosinë e Metës për 2 marsin: Çfarë i kërkoi Bashës në Presidencë

schedule22:25 - 19 Shkurt, 2020

schedule 22:25 - 19 Shkurt, 2020

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi deklaroi se Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Lulzim Bashës t’i mbledhë njerëz për tubimin e paralajmëruar më 2 mars.

Ndonëse i referohej raportimeve në media, Klosi shprehu bindjen se Meta e thirri Bashën për këtë arsye në Presidencë.

“Ai mud të bëjë thirrje, por nuk është normale. Pse do flasë? Do i tregjë popullit se ky Parlament që e ka zgjedhur…mbase po të ishte zgjedhur nga populli mund të kishte një gjysmë të drejtë. Sot e tregoi edhe me thirrjen që i bëri opozitës dhe i tha mblidhi njerëzit e tu. Unë kam parë vetëm mediat. Dhe kam parë të gjitha lajmet. Për mua ishte qartë që i kërkoi opozitës t’i mbledhë popullin. Për mua gaboi rëndë, e di që gjysma nuk do i vejë. Premtime të tilla kemi dëgjuar, por ai nuk ka mundësi, unë do e pyes. Kush është mekanizmi për t’i bërë këto gjëra?”, u shpreh Klosi.

Ndërkohë, për gazetaren e Mimoza Koçiu, një gjë e tillë nuk qëndron. “Është thyer tabuja në këtë vend që vetëm partitë mbledhin njerëz. Kemi teatrin, njerëzit çohen edhe vetë. Ishim ne gazatarët që u ngritëm dhe do ngrihemi prap”, tha Koçiu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!