Fatmira Hajdari përlotet para KPK: Më vratë në 26 janar, çfarë ndodhi me vizën amerikane

schedule13:35 - 15 Qershor, 2020

schedule 13:35 - 15 Qershor, 2020

Gjyqtarja e gjykatës së Apelit të Tiranës Fatmira Hajdari ka dalë sot në seancë dëgjimore përballë trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të Vettingut për t’u vlerësuar në tre shtylla, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti. Përballë trupës së vettingut gruaja e Azem Hajdarit ishte e shoqëruar edhe nga avokatët Maksim Haxhia dhe Ilira Dane.

Pas konstatimeve të KPK dhe DSIK të cilët kanë raportuar se Hajdari është në papërshtatshmëri pasi ka mospërputhje me deklarimin  e pasurisë, ajo ka dhënë përpara KPK deklarimet e saj.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, në sallën ku po zhvillohet seanca dëgjimore ajo është përlotur dhe ka deklaruar se gjithë pasurinë që ka, e ka vënë përpara se të bëhej subjekt rivlerësimi.

LEXO edhe: “Ora e së vërtetës” për Fatmira Hajdarin, KPK verifikon pasurinë, çfarë ka konstatuar “vettingu”?

“Sa i përket ndërtimit pa leje, trualli posedohej prej nesh që prej vitit 1995. Me gjithë mosmiratimin tim, ishte im bir që nisi ndërtimin, duke marrë parasysh edhe riskun e shembjes.

Arsyeja e mospasjes se një leje ndërtimi ishte fakti i mospasjes së të drejtës së pronësisë mbi gjithë parcelën. Nxitës për tim bir ishin politikat qeveritare, ligji për legalizimin, shtyrja e afatit për vetëdeklarimet, po ashtu barazia para ligjit, pasi trualli që prej vitesh ishte nën posedimin tonë nuk kishte asnjë pronar.

Nuk mbajë unë përgjegjësi në lidhje me vlerën e njësisë së shërbimit, e kam blerë me koston e ndërtimit. Ju nuk kishit shkruar vlerën e dyqanit marramendëse. Në lidhje me makinën doja të thosha që shumë gjëra më jepnin kujtime të këqija dhe doja të bëja ndryshime. Nuk kam qenë pa të ardhura unë skam bërë asnjë ndërtim, gjithçka janë para se unë të bëhesha subjekt rivlerësimi.

Në lidhje me truallin ullishte që e kam shitur për shkak se kisha halle të miat. Dhe kjo gjë ka ndodhur para së të bëhesha subjekt rivlersimi. Ndërsa për kredinë, që kam marrë 40 mijë euro, në atë kohë kanë qenë veprime informale. Lekët i kemi kthyer mbrapsh, pasi ju luta djalit tim.

Lokalin në “Qytetin Studenti” që investoi djali pasi u bën dy vite dhe më pas e ka privatiziar Dritan Prifti. Djali investoi tek ai lokal me qëllim për të fituar por ky biznes nuk ka zgjatur shumë.

Ju me keni vrarë moralisht me 26 Janar, kur kam plotësuar formularin unë s’kam pas dijeni për revokimin e vizës. Mua kurrë nuk më është refuzuar viza, më ka marrë ambasada në telefon, nuk mbaj mend datën dhe kohën, jam paraqitur, vajza ime është rritur në Amerikë, jam paraqitur kam dorëzuar pashaportën dhe më kanë thënë do të themi ne. Ka dalë, konsullja dhe më ka thënë se ju kemi revokuar vizën se jeni në proces vettingu.

Kam qenë vetja s’kam qenë e njëanshme kam qenë e drejtë, sot gjerat janë ndryshe dhe gjerat kanë avancuar, ju jap fjalën e nderit që kam qenë një nga gjyqtaret me të pastra në Republikën e Shqipërisë. Kaq kisha komisioni ta gjykojë si të dojë në bazë të provave”, tha Hajdari./abcnews.al