Fatmira Breçani: Përtej çdo vështirësie, humbja e nënës ka qenë më e madhja

schedule22:27 - 17 Shkurt, 2021

schedule 22:27 - 17 Shkurt, 2021

Mbrëmja e sotme në ekranin e ABC ka qenë një festë e vërtetë, teksa në emisionin “E ardhmja është vajzë”, Aurela Gaçe dhe Fatmira Breçani janë bërë bashkë me rastin e Pavarësisë së Kosovës, ku jo vetëm kanë treguar historitë e tyre, por kanë performuar disa prej këngëve më të njohura të të gjithë Shqiptarisë.

Përtej emocioneve që kanë sjellë me këngët e tyre, artistet kanë rrëfyer për autoren dhe moderatoren Ermira Çausholli, ashtu siç ndodh në çdo puntatë të emisionit, pjesë nga jeta personale dhe karriera.

LEXO EDHE: “Kam qenë e gatshme të lë karrierën”, Fatmira Breçani kujton kohën kur u bë nënë

https://youtu.be/9GBbmPkVTOE

Në rubrikën “Në mundsh”, Fatmira tregoi për njërën prej vështirësive më të mëdha që ka kaluar, e cila ishte ndarja nga jeta e nënës së saj. Këngëtarja e njohur tha se përtej çdo vështirësie që kanë kaluar, kjo ka qenë më e madhja. Kjo pasi e ëma kishte qenë në moshë tepër të re kur ishte larguar nga jeta, ndërsa pak kohë para kësaj humbje edhe babai i saj ishte ndarë nga jeta.

“Kur ka ndërruar jetë nëna kam qenë më e pjekur në moshë. Ne kemi qenë shumë fëmijë, por humbja e saj ka qenë diçka shumë e madhe për mua sa që edhe sot, kur kanë kaluar shumë vite, ende e mendoj.”

Breçani tha se largimi i saj ishte i papritur, pasi ndërroi jetë nga një hemoragji cerebrale. E emocionuar, Fatmira tha se nëna, po ashtu edhe babi i saj kanë kënduar, ndërkohë që tregoi se mamaja gëzohej kur e dëgjonte duke kënduar, por po ashtu edhe merakosej për të pasi në atë kohë mentaliteti ka qenë i ndryshëm.

Për të ka mbetur peng që prindërit nuk e kanë parë kur ka nisur karrierën si këngëtare, ashtu si duhet dhe gjithmonë ka dashur që ata të jetojnë edhe pak që ta kishin shijuar./abcnews.al

https://youtu.be/et_cMQbgtuI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!