Fatmira Breçani bëhet gjyshe për herë të parë, zbulon emrin e rrallë të nipit

schedule17:03 - 23 Maj, 2021

schedule 17:03 - 23 Maj, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fatmira Breçani është bërë gjyshe për herë të parë.

Lajmin e ëmbël, e ka dhënë vetë bilbili i muzikës popullore shqiptare, e cila, ka publikuar një fotografi të nipit të porsalindur.

“Tash zyrtarisht statusin gjyshe. Jam shumë e lumtur dhe falënderimi i shkon të madhit Zot për këtë mrekulli që na bekoi. E paç jetën e gjatë Triumf dhe të premtoj që gjithmonë do jesh i rrethuar nga shumë dashuri”, ka shkruar Breçani krahas fotos së publikuar.

Ndërkohë vihet re që në foton e publikuar vihen re urime të shumta drejtuar këngëtares, të cilët i urojnë Triumfit jetë të gjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!