Fatmir Mediu takim me Abdulla Hotin dhe ministrat e Kosovës, çështjet që diskutuan

schedule12:28 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:28 - 18 Nëntor, 2020

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shoqëruar nga anëtarët e Këshillit Politik Dardan Mustafaj, Sention Zotaj dhe Albi Jahelezi zhvilluan sot një takim me kryeministrin e Kosovës Abdulla Hoti dhe me disa ministra të qeverisë.

Në qendër të këtij takimi ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, mbas dergimit në Hagë të Presidentit Hashim Thaci, ish-kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe kryetari i grupit parlamentar te Vetvendosjes, Rexhep Selimi dhe debati që po zhvillohet rreth tyre ishin në qendër të diskutimeve.

Sakaq, autoritetet e Kosovës shprehën edhe shqetësimin rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre mbi stabilitetin e Kosovës.

“Shqiptarët kanë qene nje komb i unifikuar në përvojën e ndërtuar nën moton ‘Një komb një Qëndrim’ 22 vjez më parë duke vendosur që asnje interes politik apo pushteti nuk ka përparësi mbi interesin e kombetar, ku përfshihen interesat e Kosovës shtet I pavarur.  Ky qëndrim ka qenë historikisht vija e kuqe, e cila për fatin e keq është shkelur nga Tirana zyrtare e sotme, për interesa politike dhe keqpërdorimi që ajo po i bën situatës  nuk ndihmojnë por dëmtojnë Kosovën dhe përfaqësuesit që janë në Hagë.

Fabrikimi i fakteve nga mazhoranca në Tiranë për interesa elktorale me akuza te qellimshme, demtojnë Kosoven dhe të vërtetën sidomos në ketë kontekst të vështirë”, tha Mediu.

Në përfundim, u diskutua për çështje të rëndësishme që forcojne marrëdhëniet dhe interesin e SHBA siç është avancimi i implementimit të rrjetit të sigurtë 5G sipas marrëveshjes me SHBA, angazhimit në iniciativa të rëndësishme si ajo e 3 deteve të mbështetur nga SHBA dhe BE per zhvillimin e projekteve infrastrukturore, energjitike dhe atyre digitale teknologjike për të ndalur ndërhyrjen e Rusisë dhe Kinës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!