Fatmir Mediu propozon në Asamblenë e OSBE-së amendament në Rezolutën për Ukrainën

schedule11:00 - 4 Korrik, 2022

schedule 11:00 - 4 Korrik, 2022

Gjatë takimit të Asamblesë parlamentare të OSBE në Brimingham të Anglisë kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në sesionin plenar në hapje, propozoi një amendament në Rezolutën për Ukrainën, i cili u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Wicker dhe Kingresmeni Joe Wilson, dhe u miratua nga Asambleja.

Në fjalën e tij në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë Mediu tha se prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin she sigurinë e Ballkanit

“Mijëra Ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbarojtur vensin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Europën dhe vlerat e saj. Europa me pushtimin Rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqia.

Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina por Europa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin she sigurinë e Ballkanit”, tha Mediu.

Gjithashtu Mediu theksoi se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vëndet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë./ABCNEWS.AL/