Fatmir Mediu i përgjigjet Alibeajt: Politika nuk fillon sot për herë të parë, kemi zgjidhur kriza

schedule11:09 - 17 Maj, 2022

schedule 11:09 - 17 Maj, 2022

Fatmir Mediu në një përgjigje për Enkelejd Alibeaj u shpreh se nuk duhen shkelur parimet. Duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar të PD-së, Fatmir Mediu tha se opozita ka një histroi 30 vjeçare në politikë dhe nuk mund të përgjithësohet si historia e skutave.

Deklaratën Mediu e bëri në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u caktuar 23 maj si dita e raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Mediu është i mendimit që opozita ose duhet të dalë me një emër të përbashkët ose duhet të largohet nga procesi

“E kam merak shkeljen e parimeve. Edhe procese të rëndësishme për të zgjedhur kriza dhe njerëz që kanë marrë pjesë për të zgjedhur këto kriza. Por përgjithësimi sikur sot fillon për herë të parë politika. Është mirë të mos përgjithësojmë ato që kanë kaluar më para. Kemi pasur angazhimin në momente të vështira të vendit. Duhet të ketë kritere. Ne radhë të parë për ne që jemi opozitë. Në fund të vijmë tek emrat. Ne si opozitë, jam dakord me ju që është farsë dhe anti kushtetuese. Unë nuk kam shqetësimin se çfarë duhet të bëjë mazhoranca. Pro ne respektojmë kushtetutën dhe nxjerrim propozim të një kandidati. E djathta e këtij v endi e ka të mundshme të tregojë se jemi serioz për një president mbi palët. Mund të diskutojmë, nëse presim pa fund pse të marrim pjesë. Ose të mbajmë qëndrimin tonë” tha Mediu. /abcnews.al/