Fatkeqësitë natyrore në Kanada, një viktimë dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

schedule11:04 - 17 Nëntor, 2021

schedule 11:04 - 17 Nëntor, 2021

Të paktën një person ka humbur jetën në Kanada, pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje,  duke detyruar mijëra të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Sipas autoriteteve, ende nuk dihet numri i saktë i personave që janë zhdukur.


Të hënën, rreth 7,000 banorë të Merritt, 300 milje në verilindje të Vankuverit, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Urdhri i evakuimit do të qëndrojë në fuqi ndoshta më shumë se një javë, sipas autoriteteve, të cilat theksuan se përmbytjet vazhdojnë të jenë një rrezik i konsiderueshëm.

Në të njëjtën kohë, për shkak të përmbytjeve janë ndërprerë të gjitha shërbimet e trenave “për dhe nga porti i Vankuverit”, tha përfaqësuesi i autoriteteve , Mati Polichronis. Sipas pamjeve të transmetuara nga mediat kanadeze, reshjet e shiut kanë pushuar por shumë rrugë janë ende të mbyllura, pasi të hënën ra deri në 250 milimetra shi në Luginën Fraser.

“Nuk kam asnjë dyshim se këto fenomene janë të lidhura me ndryshimet klimatike, ” tha Mike Farnworth, Ministri i Rendit Publik i Kolumbisë Britanike, disa muaj pasi zjarret e mëdha goditën qarkun.

Banorët e shumë qyteteve u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë 1,100 banorë të Abbotsford, disa dhjetëra milje larg Vankuverit. Në të njëjtën kohë, rreth 9,000 persona kanë mbetur pa energji elektrike.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në British Columbia”, tha dje kryeministri kanadez Justin Trudeau.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!