Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fatkeqësi familjare, arsyeja pse u shty seanca për anëtarin e KLP, Besnik Cani

schedule10:35 - 8 Janar, 2020

schedule 10:35 - 8 Janar, 2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) nuk e zhvilloi seancën e parashikuar për sot për prokurorin Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Në një raportin live për Abc News, Glidona Daci tha se “Besnik Cani ka njoftuar Kolegjin, mbrëmjen e djeshme se ka humbur xhaxhanë dhe sot duhet të jetë në varrimin e tij. Kolegji e ka marrë parasysh dhe ka shtyrë seancën për më datë 20 Janar”.

Në këtë proces, Besnik Cani do të mbrohet nga avokati Eduard Halimi.

Prokurori Besnik Cani kaloi hallkën e parë të vettingut në 2018, dhe u bë pjesë e KLP-së, por Komisioneri Publik kritikoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sipas komisionerit, Cani ka dështuar të arrijë nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe atë të aftësive profesionale si dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e tij. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!