Ansu Fati është kthyer më i fortë se kurrë, teksa ka lënë prapa krahëve edhe dëmtimin që e mbajti larg fushave për një periudhë të gjatë kohe.
Sulmuesi spanjoll bëri debutimin parasezonal kundër Inter Miamit dhe ishte titullar në Las Vegas Classic kundër Realit të Madridit.
19-vjeçari duke se i është rikthyer buzëqeshja, ai është i bindur se do të kthehet si më parë, në formën më të mirë.
“Po punoj për ta arritur dhe nuk kam dyshim se me punë dhe sakrifica do ta arrij. Tani për tani nuk jam 100 për qind, por jam shumë afër”.
Sulmuesi spanjoll pranoi se pak nga pak po e humbet frikën: “Është normale që kur kthehesh nga një dëmtim luan me shumë kujdes. Por unë do t’ju thosha se janë vetëm minutat e para , tani po luaj pa frikë”.
Ansu është i emocionuar për sezonin e ardhshëm. “Ne po bëjmë një ekip shumë të mirë, shumë konkurrues. Afrimet e reja do të na japin shumë gjatë sezon. Ata janë lojtarë të mëdhenj, që do të na ndihmojnë. Dëshirojmë të fitojmë trofe. Ne e dimë se vitet e fundit kemi fituar vetëm Kupën e Mbretit dhe kjo nuk mund të lejohet te Barça. Kemi një sulmues shumë të fuqishëm dhe do të kemi shumë konkurrencë. Kjo është shumë e mirë për ekipin dhe për lojtarët, pasi nuk do të relaksohemi.”
Ansu në fund e tha se do të mirëpriste një rikthim hipotetik të Messit, sepse do të kishte lamtumirën që meritonte. /f.a/abcnews.al