“Fati i trajnerit tashmë dihet”, trajneri i Laçit jep dorëheqjen pas ndeshjes me Egnatian

schedule16:20 - 16 Tetor, 2021

schedule 16:20 - 16 Tetor, 2021

Humbja e skuadrës së Laçit kundër Egnatias me rezulatatin 1-0 ka ndikuar në largimin e trajnerit kurbinas, Dejan Vukiçeviç. Menjëherë pas ndeshjes trajneri i Laçit jep edhe deklaratën e tij teksa shprehet se fati i tij tashmë dihet, tregon për “Supersport”.

“Ne kishim tre-katër raste për gol, por nuk shënuam dhe në pjesën e dytë nuk ishim aty. Nuk besoj se e kemi merituar këtë humbje, por në futboll ndodhin. Është e vështirë, unë e kam thënë që dy pikë për 5 ndeshje nuk është situata. Kemi pasur gabime, por e vërteta është që ne kemi vetëm dy pikë.

Është e qartë që nëse një klub nëse ndodhet në këtë situatë atëherë skuadra duhet të japë përgjigjet e duhura. Jemi stërvitur shumë, por kur skuadra nuk fiton fati i trajnerit dihet. Falënderoj të gjithëve që besuan te unë dhe tek profesionalizmi im. Duke parë këtë situatë fati i trajnerit dihet”,  përfundoi Vukiçeviç. /abcnews.al