Fati i Salianjit në Apel, sot seanca e radhës për çështjen “Babale”

schedule09:28 - 18 Korrik, 2022

schedule 09:28 - 18 Korrik, 2022

Sot në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet seanca  gjyqësore për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen “Babale.” Pritet që seanca të fillojë në orën 14:00.

Seanca e parë u zhvillua më 4 korrik, por avokatët e Indrit Sefës paraqitën kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Kurse, Fredi Alizoti ka hequr dorë nga ankimi. Jetmir Olldashi nuk ishte prezent.

Gjyqtarja Elona Toro ishte infektuar me Covid-19.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!