Fati i rivalëve, Basha dhe surpriza, gazetari: Shehajn e votuan të pakënaqurit brenda PD

schedule19:30 - 14 Qershor, 2021

schedule 19:30 - 14 Qershor, 2021

Lulzim Basha u zgjodh për herë të tretë në krye të PD-së duke fituar me mbi 80% të votave përballë tre rivalëve të tij.

Gazetari Juxhin Mustafaraj i ftuar në studion e Radarit Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se demokratët i besuan edhe njëherë Lulzim Bashës me shpresën se do të hapë partinë dhe do të sjellë një frymë tjetër për t’i çuar drejt pushtetit.

Por cfarë do të ndodhë me rivalët? “Nuk besoj se asnjëri prej rivalëve të përjashtohet. Do të jetë i vështirë një bashkëpunim me Shehajn, që tha se Basha nuk do ta sjellë dot PD-në në pushtet”.

Por si shpjegohet fakti që Agron Shehaj mori mbi 6 mijë vota në garën e 13 Qershorit? “Është një votë që lidhet me të pakënaqurit brenda PD.

Ka mbështetje, është një numër votash që është marrë në zonat që ka punuar, në Vlorë, por edhe në Tiranë dhe disa qarqe, që strukturat i kanë besuar një zëri të ri, që gjërat në lidershipin e PD-së duhet të ndryshojnë” tha Juxhin Mustafaraj. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!