Fati i partisë që humbi “Lirinë”/ Gazetari për arrestimin e Metës: Prokuroria e Posaçme është kujdesur që t’i vendosë provën përballë!

schedule21:05 - 22 Tetor, 2024

schedule 21:05 - 22 Tetor, 2024

Gazetari Ermal Vija në emisionin “Real Story” në ABC News ndërsa foli për arrestimin e Ilir Metës, u shpreh se lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme është kujdesuar që t’i vendosë provën përballë.

“Vepra penale e korrupsionit e kryer në kohë të mëparshme është shumë e vështirë për t’u provuar. Pra duhet t’i vësh edhe provën përballë. Prokuroria e Posaçme është kujdesur që t’i vendosë provën përballë. Një nga provat është ndërhyrje të kanë bërë në San Marina, po ashtu edhe blerje në dyqane të ndryshme. Kanë ardhur faturat dhe më pas janë kopsitur gjërat”, tha ai.

Nga ana tjetër pedagogu Roland Lami u shpreh: “Është e vështirë të vendosesh në pozicionin e SPAK dhe të godasësh fort lidhjet të fuqishme që deri dje kanë pasur pushtet dhe sot kanë pushtet. Çdokush që është në pozicionin e punonjësve të SPAK e di presionin dhe përgjegjësinë. Këta persona do jenë të parët që do jenë në fokus të SPAK pasi, për atë është, për goditjen e personave që janë në nivele drejtuese. Jemi shumë pak muaj para zgjedhjeve dhe dosjen që kishin vite që ishin në hetim, e kuptoj që ndoshta nuk janë mbledhur prova të nevojshme, dhe mund të ketë marrë kohën e vet. Të gjitha këto janë elemente që nëse futesh në punën e SPAK mund ta kuptosh se sat ë vështira janë. Por me të njëjtin nivel duhet të punosh dhe me krahun tjetër”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!