Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Fati” i marrëveshjeve ndërkombëtare/ Kosova rrezikon të humbasë 121 milionë euro, shkak mosratifikimi në Kuvend

schedule17:07 - 16 Mars, 2026

schedule 17:07 - 16 Mars, 2026

Kosova rrezikon të humbasë të paktën 121 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të mosratifikimit të tyre në parlament.

Legjislativi në vend ndërkohë është i bllokuar deri më 31 mars, pas vendimit të Gjykatës Kushteteuse për të ndaluar çdo aktivitet politik deri në shqyrtimin e çështjes në themel që lidhet me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

31 marsi është edhe afati fundor për ratifikimin e tyre, ç’ka nënkupton se nëse Kushtetuesja nuk del me një vendim më herët, qytetarët i humbasin këto para.



Në diskutim janë marrëveshja e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” me vlerë prej 33 milionë eurosh, dy amendamente të marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA, dy marrëveshje për kredi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) apo Marrëveshja për kredi me Fondin Saudit për Zhvillim për projektin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Nga Banka Evropiane e Investimeve thanë se ratifikimi i marrëveshjes “është i nevojshëm për ofrimin e financimit të propozuar”.

Marrëveshjet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por situata aktuale krijon pasiguri institucionale.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova rrezikon t’i humbë fondet nga marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të problemeve të brendshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!