Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Irena Gjoka, KLGJ: Nuk bëjmë verifikim/ Nuk pranon ngritjen e komisionit: Ta shqyrtojë ILD

schedule13:12 - 30 Janar, 2026

schedule 13:12 - 30 Janar, 2026

KLGJ me shumicë votash nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës. Shumica e anëtarëve thonë se çështja duhet t’i kalojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas dërgimit të dokumentacionit nga Prokuroria pranë KLGJ, lidhur me dënimin e saj penal në Greqi. Prokuroria ka kryer hetime të thelluara dhe ka konstatuar se dokumenti i dënimit është i saktë dhe i vlefshëm për t’u shqyrtuar në kuadër të procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares në Shqipëri.

Sipas vendimit të gjykatës së Janinës, Gjoka ishte dënuar me muaj burg dhe 1500 euro gjobë, pasi kishte përdorur vizë të falsifikuar. SPAK ka çelur një hetim lidhur me rastin për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.



 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!