TIRANË – Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, iu përgjigj sot interesit të medias mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
“Ka patur një vëmendje të posacme për të zbardhur gjithë këtë mjegull. Policia ka bërë dhe bën punën por edhe ka komunikuar me publikun. Keni qenë të informuar për veprime të ndryshme policore.
Duhet të kemi parasysh një gjë. Policia vepron sipas ligjeve, dhe ka përgjegjësi ligjore. Nga policia do merrni përgjigje vetëm kur të ketë një provë të fortë për cfarë ka ngjarë me të. Pjesa e skenareve thashethemeve është i lirë cdo kush ti bëjë, por nuk është cështje e policisë. Policia nuk ka një shkop magjik.” -u shpreh Çuçi.
/abcnews.al