TIRANË – Gjykata e Lartë do të vendosë më 25 korrik për fatin e Alfred Belerit kryetarit të zgjedhur tw bashkisë së Himarës nëse do të lirohet nga qelia apo do të vazhdojë të hetiohet në masën e arrestit në burg.
Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për shit-blerje votash në bashkinë e Himarës. Kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi nga gjyqtari Sandër Simoni ndërsa më më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e Belerit duke e lënë në burg.
Atij iu refuzua edhe leja që kërkoi në gjykatë për të marrë pjesë në mbledhjen e konstituimin të këshillit bashkiak të Himarës kur pritej të kryhej betimi për drejtimin e Bashkisë. Nga ana tjetër Beleri ka pretenduar se mbahet padrejtësisht në qeli dhe se akuzat e prokurorisë janë me prapavijë politike.
Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje , nën dyshimet se kishte ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Përveç Beilerit me të njëjtën akuzë u vu në pranga edhe bashkëpunëtori I tij Pandeli Kokasveshi, por u lirua disa ditë më vonë për shkak se shfaqi probleme shëndetësore.
Sipas prokurorisë hetimi nisi më 8 maj pas informacioneve të siguruara nga policia e Vlorës se një grup personash në zonën e Himarës përfshi edhe Belerin jepnin nga 50 deri në 200 euro në këmbim të blerjes së votave./abcnews.al

