TIRANË – Për Ilir Metën, fati i Lulzim Bashës u nda më 6 mars. Në një intervistë të drejtpërdrejtë me Viol Xhafaj në NeësLine, Meta tha se koalicioni me Sali Berishën është firmosur prej muajsh për zgjedhjet vendore, por teknalitet tha ai i përkasin përfaqësuesve të dy partive.
“Çështja e regjistrimit të kandidatëve është çështje teknike. Opozita do marrë pjesë në zgjedhje. Me Partinë Demokratike kemi një marrëveshje të bërë publike prej kohësh. Për mua ka rëndësi që për 60 ditë do të shkojmë në zgjedhje. Koalicioni është firmosur prej muajsh. Opozita shkon e sigurtë drejtë një fitore historike. Është çrrënjosja e regjimit më të korruptuar.
Komentet për Bashën janë bërë me kohë, nuk dëshiroj të hy në këtë çështje, për PD e ka zgjidhur populli i 6 marsit, e zgjidhi edhe gjykata është një cështje që nuk ekziston më politikisht moralisht e elektoralisht. Jemi drejt triumfit ndaj regjimit monist. Mungesë totale e transparencës. Jemi drejt triumfit të opozitës kundër një regjimi monist.” u shpreh Meta./abcnews.al