Fati Berishës mund të vendoset në gjykatë, Ivi Kaso: Komisioni i Rithemelimit vijon të drejtojë PD-në, Alibeaj është jolegjitim

schedule14:07 - 22 Prill, 2022

schedule 14:07 - 22 Prill, 2022

Ivi Kaso ka reaguar pas njoftimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për të pranuar për shqyrtim ankesën e Enkelejd Alibeajt për të prishur vendimin e mëparshëm të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si strukturën drejtuese të PD-së.

Në një konferencë për shtyp, Ivi Kaso nga Komisioni i Rithemelimit theksoi se gjykata sot nuk ka prishur vendimin e Zhukrit, por thjesht marrjen e ankesës së Alibeajt për shqyrtim.

Lexo edhe: Berisha rrezikon të përjashtohet nga PD me vendim gjykate, cilat janë pasojat e veprimit të sotëm të Apelit: Kush e drejton partinë dhe si u shkua deri këtu

Gjykata nuk ka vendosur prishjen e këtij vendimi. Ai vendim është i ligjshëm dhe qendron në fuqi. Gjykata thjesht ka pranuar shqyrtimin e ankesës së palës tjetër. Kjo është bërë në kundërshtim të qartë me ligjin dhe provat”, tha Kaso.

Kaso tha se Alibeaj nuk është palë legjitime për të bërë ankesë pasi nuk është kryetar i komanduar i PD-së.

Nuk ka vendim të Këshillit Kombëtar të PD-së për të bërë njërin nga nënkryetarët si kryetar të komanduar. Madje, sipas tij, Alibeaj nuk është as nënkryetar i PD-së pasi vetë Alibeaj ka thënë vetë në ankesë se vendimi për të njohur ndryshimet e Kuvendit të 11 korrikut nuk kanë marrë formë të prerë dhe nuk kanë pasoja ligjore. Atehëre si qenka i ligjshëm Alibeaj kur në ankesën e tij ai thekson se ai Kuvend është i paligjshëm?”, tha Kaso.

Ai tha se gjyqtarja Blerina Muça nuk duhej të ishte përfshirë fare në short. Kjo, pasi kjo gjyqtare ka shqyrtuar më herët ankesa për organet drejtuese të PD-së.

Nisur nga kjo, tha Kaso, vendimi i sotëm i gjykatëses Blerina Muça është nul.

Pse ka rendësi kjo?

Me vendimin e sotëm, duke pranuar shqyrtimin e ankesës së Alibeajt ndaj regjistrimit të ndryshimeve në statutin e PD-së të dalë prej Kuvendit të 11 dhjetorit, gjykata ka në dorë të kthejë tërësisht përmbys situatën në këtë parti. Kjo, pasi në këtë Kuvend u vendos që të shkarkohen strukturat drejtuese te PD-së, ndërsa gjyqtari Agron Zhukri, me regjistrimin e ndryshimeve në statut njohu Komisionin e Rithemelimit si organin drejtues të Partisë Demokratike. Nëse Apeli kthen mbrapsht këtë vendim, atëherë stukturat drejtuese të PD-së gjatë drejtimit të saj nga Basha mbeten në këmbë dhe rrëzohet Komisioni i Rithemelimit.

Çfarë ndodh me Berishën?

Krahas kësaj ankese, në Apel është edhe një ankesë paralele nga PD. Ajo parashikon përfshirjen në statutin e PD-së edhe të vendimit “për të përjashtuar nga partia çdokënd që është shpallur non grata nga amerikanët”. Ky nen në ndryshimet statutore të 18 dhjetorit godet direkt Sali Berishën.

Tashmë, drejtimi i PD-së është në duart e gjykatave, pasi nëse pranohet regjistrimi i statutit në Kuvendin e 18 dhjetorit të organizuar nga Basha, atëherë Berisha është i përjashtuar nga partia, ndërsa pritet më pas vendimi për çështjen e sotme, ku është ende në lojë fakti nëse si drejtues të partisë do të njihet Komisioni i Rithemelimit apo ato të mëparshmet.

Deklarata e plotë e Ivi Kasos

Nëpërmjet këtij komunikimi publik duam të sqarojmë opinionin lidhur me njoftimin e sotëm të gjykatës së Tiranës, me gjyqtare Blerina Muça e cila ka vendosur pranimin e ankimit të deputetit të PD-së Agron Zhukri , lidhur me vendimin e datës 23 mars, i cili sanksiononte regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike në regjistrin e partive, i miratuar në kongresin e datës 11 dhjetor 2021, si dhe vendimmarrjeve të rëndësishme që janë marrë në të njëjtin kuvend.

Ndryshe nga sa është raportuar në media gjykata dhe aq më pak gjykata e apelit nuk ka vendosur prishjen e këtij vendimi të gjyqtarit Zhukri, dhe vendimi që regjistron Kuvendin e 11 dhjetorit është një vendim i ligjshëm dhe akoma në fuqi. Është pranuar vetëm mundësia që ankimi i paraqitur nga një palë e cila pretendon se është përfaqësi e PD-së, të bëhet pjesë e dosjes dhe të shkojë në apel.

Edhe kjo siç e kishim paralajmëruar në kundërshtim të qartë me ligjin, faktet dhe provat që gjenden në dosjen gjyqësore dhe mbi të gjitha me qëndrime të cilat kanë mbajtur vetë gjykata e Tiranës në rastet analoge dhe po e njëjta gjyqtare në rastet e regjistrimit të PD-së. Ka shumë arsye ligjore të cilat një pjesë i kemi bërë me dije publikut, të cilat do ja pamundësonin gjykatës pranimin dhe futjen në proces në këtë fazë të një pale e cila pretendon se përfaqëson PD-së.

Ato ja kemi paraqitur gjykatës dhe do doja ti ndaja në mënyrë shumë të shkurtër me të gjithë ata që na ndjekin dhe kemi interes të mendojmë se përse asnjë entitet tjetër përveç komisionit të rithemelimit nuk mund të pranojë se përfaqëson PD në mënyrë të ligjshme dhe aq më shumë të ankimojë në rrugë gjyqësore vendimet e PD-së.

  • Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj. Konkretisht personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në proces në kuptim të ligjit (422/a KPrC) dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës.Kontrolli mbi legjitimimin që bën Gjykata në këtë rast nuk është substancial por vetëm formal/procedural, pra verifikon nëse ankohet një palë që formalisht ka qenë në proces apo jo. (vendime te Gjykatës së Lartë ). Pra gjykata në vendimin që ka dhënë sot në dhomën e këshillimit, duhet vetëm të shikonte nëse ankimi që është paraqitur është firmosur nga e njëjta palë që ka marrë pjesë, nga Komisioni i Rithemelimit. Dhe në këtë rast gjithë disponimeve ligjore, dhe sipas vendimeve të njëpasnjëshme të gjykatës së lartë të cilat i janë vënë në dispozicion gjykatës nga ana jonë, duhet të kishte vendosur mospranimin dhe mos dërgimin e këtij ankimi në gjykatën e apelit.
  • Po i njëjti standart është mbajtur edhe nga ana e gjyqtares Blerina Muça, kur në vendimin për caktimin e seancës gjyqësore lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë për të regjistruar Statutin dhe vendimmarrjet e Kuvendit Kombëtar të Korrikut 2021, i është referuar kërkesës së paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit me objekt “pushimin e gjykimit” duke mos e marrë në shqyrtim atë dhe duke mos e referuar në vendimin përfundimtar pikërisht si rrjedhojë e mungesës së cilësisë proceduriale. Për këtë arsye, e njëjta gjykata është e detyruar të mbajë të njëjtin standart, në të njëtin rast konkret duke mos e legjitimuar z.Alibeaj në paraqitjen e ankimit.
  • Gjykata e Tiranës e ka të konsoliduar praktikën për mospranimet e ankimeve nga palë të cilat nuk legjitimohen

Nuk është vendimi i parë ky që merr Gjykata e Tiranës. Nuk është se po i jep jetë një jurisprudence të panjohur, dhe të pa hasur më parë.

Ky standart është tashmë i vendosur nga Gjykata e Tiranës dhe përmendim këtu Vendimin Nr.1041 Regj.Themeltar dt.15/10/2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kun ë çështjen për regjistrimin e Ssoqatës së Bashkive dhënë nga Gjyqtar Ervin Pollozhani i cili ndër të tjera shprehet :

“pra nuk ka një vendim të posaçëm nga kjo gjykatë për pranimin ose jo të kërkesave të futjes ose jo të tyre si palë ndërgjyqëse në këtë proces, në mënyrë që më pas, sipas përcaktimeve proceduriale mbi të drejtën e ankmit të parashikuara nga Neni 194/2, të K.Pr.Civile të mund të ushtrohej e drejta e ankimit.”. Ju e mbani mend rastin e BAshkisë së Shkodrës e cila ka kërkuar që të ndërhyjë në proces dhe për shkak se nuk ishte ajo inicuesja e procesit, gjykata ka vendosur që mos marrë pjesë në ankim. Këtë dhe vendimmarrje të tjera ja kemi bërë të qartë gjyqtares dhe e ka pasur sot në tryezën e saj.

  • Çështja e legjitimimit të palës që ankohet (Alibeajt) lidhur me qënien pjesëmarrës më cfarëdo cilësie procedurale në procesin qe ka konkluduar me vendimin nr. 3 dt. 25.03.2021 është zgjidhur me vendimin Nr.191 Regj.Temeltar dt. 04.02.2022 të gjyqtar Arben Kostandini, i cili rrëzon kërkesën e po kësaj pale për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi këta të fundit pra pala që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj nuk janë palë në proces dhe për pasojë nuk legjitimohen. Ky vendim përjashtimi nuk është ankimuar, për rrjedhojë është i formës së prerë dhe vetë ankuesi e ka pranuar duke mos e ankimuar.Ky vendim është pranuar vetë nga pala që sot pretendon se ka të drejtë të bëjë ankimin. Pra për efekt të gjyqtares që ka marrë vendimin e sotëm, çështja e legjitimimit të deputetit Enkeljd Alibeaj në procesin e i cili ka konkluduar me vendimin e gjytarit AGron ZHukri, është zgjidhur nga një gjyqtar tjetër, një vendim përfundimtar i cili është në fuqi dhe nuk është ankimuar.
  • Gjithashtu vlen të sqarohet se nënshkruesi i ankimit, Enkelejd Alibeaj të cilin në mënyrë të gabuar gjykata e cilëson si nënkryetar të PD-së, nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partine Demokratike sepse nuk mban zyrtarisht asnjë funksion në Parti.
  • Nuk është Kryetar i Komanduar- Duhet të kishte një vendim të Këshillit Kombëtar të PDSH që ta komandonte si të tillë dhe nuk ka, pasi Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kurrë për këtë qëllim.(neni 46 i statutit PDSH).
  • Nuk është nënkryetar Partie- vetë në ankim ngre pretendimin se vendimi i gjyqtare Blerina Muça, për regjistrimin e Kuvendit të 17 korrikut 2021, i cili zgjodhi Këshillin Kombëtar që zgjodhi Alibejan nënkryetar, nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk ka prodhuar ende asnjë pasojë juridike. (neni 46 i statutit PDSH).Tani nëse ai vendim nuk ka pasur asnjë pasojë juridike, Këshilli Kombëtar që ka buruar prej atij Kuvendi, vetë organet që kanë buruar prej atij Kuvendi, vetë nënkryetari që është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar sicxc është Enkelejd Alibeaj, si qenkan të ligjshëm kur Kuvendi i korrikut 2021, nuk është i regjistruar nuk ka marrë formë të prerë ndhe sipas vetë Alibejat është i paligjshëm. Këtë kontradiktë të madhe juridike dhe proceduriale gjykata e ka pasur të zgjidhur në tryezën e saj të punës së bashku me të gjitha dokumentet faktet dhe provat shoqëruese.

 

  • – Një fakt i fundit i cili ka ndodhur tre ditë më parë, ka qenë një kërkesë që ne kemi paraqitur për përjashtimin e Gjyqtares Blerina Muça nga kjo dhomë këshillimi. Në radhë të parë gjyqtarja nuk duhet të ishte përfshirë fare në shortin për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje, ashtu sikundër nga informacionet që ne disponojmë, ashtu sikundër Gjyqtari Zhukri i cili ka dhënë vendimin numër 3 datë 25 mars nuk është përfshirë në procesin e shortit.Kjo për shkak se të dy këta gjyqtarë dhe jo vetëm gjyqtari Zhukri kanë gjykuar mosmarrëveshje që lidhen me cështjen e regjistrimit të statutit të PD-së dhe organeve që rrjedhin prej tij. Pra në rast se një gjyqtar përjashtohet nga shorti dhe gjyqtarja e cila ka gjykuar sot duhet të ishte përjashtuar. Kjo nuk ka ndodhur dhe organet që merren me mbikëqyrjen e procesit të shortit elektronik mbetet që ta shqyrtojnë dhe të hedhin dritë se përse nuk ka ndodhur. Por për shkak se nuk ka ndodhur dhe gjyqtarja nuk është përjashtuar nga procesi se i ra shorti ne si palë kemi bërë një kërkesë për përjashtimin e kësaj gjyqtareje e cila është shqyrtuar në seancë më datë 19.04 2021, pra vetëm pak ditë më parë nga gjyqtarja Arjana Caco e cila e ka rrëzuar kërkesën tonë. Dhe e dini me çfarë motivi.

    Arsyeja e parë që gjyqtarja e rrëzon kërkesën tonë është se Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i rithemelimit, nuk është pjesë e ankimit të paraqitur nga Enkeljd Alibeaj. Pra sërish gjykata e Tiranës mban këtë standard që në rast se nuk je pjesa nënshkruese e cila inicion gjykimin, atëherë nuk ke të drejtë të marrësh pjesë në proces. Kat ë paktën tre vendime gjyqësore që vërtetojnë atë që ligji e thotë të zezë mbi të bardhë. Në rast se formalisht apo proceduralisht nuk je pjesë në proces atëherë nuk ke të drejtë të ankimosh procesin në të cilin nuk je palë.

    Vendimi i sotëm i gjyqtares së sotme Blerina Muça jo vetëm që është i atakueshëm por është i marrë në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë është nul. Ne jemi në dijeni të gjitha fakteve dhe arsyeve se përse gjykata ka konkluduar në vendimin e sotëm të jashtëligjshëm dhe absurd. Fakti që ne nuk kemi qenë të zëshëm deri më sot dhe nuk kemi dalë të kërcënojmë gjyqtarët me konferenca shtypi, ashtu sip ala tjetër ka bërë, nuk do të thotë që nuk do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për vënien para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë në këtë histori, edhe gjyqtarët, që në kundërshtim me ligjin kërcënojnë vullnetin e demokratëve.

    Vullneti i demokratëve ishte më datë 11 dhjetor në stadium, ishte më datë 18 dhjetor në referendum, u pa qartë me zgjedhjet e 6 marsit, dhe është një vendim që e ka sanksionuar gjykata dhe nuk mundet të ketë vendim gjyqësor që ta zhbëjë. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore sapo të dalë vendimi i zbardhur, verikimin e të gjitha arsyeve se përse është marrë vendimi i sotëm dhe do të ndjekim çdo hap procedural të nevojshëm, jo vetëm për të vënë përgjegjësit përpara ligjit, por edhe për ta ankimuar vendimin e sotëm i cili pavarësisht se në mënyrë absurd parashikohet si i pa ankimueshëm, për të çuar atë në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit. Faktet, arsyet, ligji janë me ne vullneti i demokrateve është me ne.

    Nuk na duhet asgjë më shumë se kaq për të certifikuar vullnetin e tyre, asnjë vonesë e bërë siç kanë qenë të shumta vonesat, ashtu siç e njëjta gjyqtare që ka dhënë sot vendimin i është dashur me shumë se tre muaj për të certifikuar një çështje, atë të korrikut të vitit 2021, që nuk ka pasur konflikt, por për shkak të presioneve të qeverisë dhe kujtdo të interesuar që vullneti i datës 11 dhjetor është zvarritur dhe mbajtur më shumë se tre muaj. Janë të gjitha këto fakte që konfirmojnë se vendimmarrja e sotme nuk është një vendimmarrje konform me atë çka ligji parashikon, por është një vendimmarrje e marrë në kushtet e një presioni të thellë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!