Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli do të nisë ditën e sotme turin e takimeve me anëtarët e PD nëpër Shqipëri. Ai shprehet se ka zgjedhura fillojë këtë tur nga Berati ku thekson se ka përvojat më të mira politike. Kadilli thekson se ka besuar gjithmonë se sa më të forta janë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.
“Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri. Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë. Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.
Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit. Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari”, shkruan Kadilli.
Në garë për kreun e PD Kadilli ka përballë kryedemokratin aktual Lulzim Basha, si dhe kandidatët Agron Shehaj dhe Edith Harxhi. Procesi zgjedhor është vendosur të mbahet më 13 qershor. /mv.abcnews.al