Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi, foli në “Radari Informativ” në ABC për kapacitet e spitalit për të përballuar fluksin e pacientëve me Covid.
Kapisyzi u shpreh se në spitalin “Shefqet Ndroqi në asnjë moment nuk ka munguar oksigjeni, duke shtuar se është i pajisur pa aparatura cilësore.
I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu për raportin zyrtar të qeverisë franceze për rënditjen e Shqipërisë në vendin e 7 për mesataren e vdekshmërisë në raport me numrin e popullsisë për periudhën mars 2020-2021, ai tha se parësore është shpëtimi i jetëve duke shtuar se nuk është marrë me rënditjen e vdekshmërisë nga Covid.
Lexo edhe: “Hapëm planin e emergjencës civile”, Kapisyzi: Sot jemi buzë detit dhe përballë një zbatice
Më tej ai theksoi se nënvlerësimi i kësaj sëmundje është një nga shkaktarët që ka sjellë fatalitet tek të rinjtë, pasi neglizhenca e tyre ka bërë që sëmundje të trajtohet me vonesë.
Kapisyzi gjithashtu sqaroi tashmë mjekët mundohet që pacientët të mos shkojnë drejt intubimit: “Sot në pavionet tona kemi ventilim me maskë me presion, duke u munduar ta mbajmë pacientin që të mos shkojë drejt intubim, pasi për pacientët Covid të intubuar risku është shumë i madh”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista në studio:
Pyetje: Keni pasur probleme me oksigjenin?
Kapzisyzi: Asnjëherë. Firma që ne na ka marrë përsipër edhe në 2:00 të natës ka sjellë oksigjen.
Pyetje: Shqipëria vendi i 7 për vdekshmëri të lartë nga Covid, për çfarë arsyeje?
Kapisyzi: Unë dua të them që nuk jam marrë fare me këto renditje të vdekshmërisë, por merrem me shpëtimin e jetëve. Por nuk e shoh të arsyeshme të analizosh vdekjet e një vendi tjetër pa pasur të dhëna paraprake, që nuk di se si i kanë marrë sepse shifrat që unë konsideroj janë ato që jep MSH.
Sa i përket pajisjeve ato janë të ardhura nga Komiteti Europian. Kemi pajisje të fundit, edhe respiratorët janë të fundit. Por bota ka ndryshuar qasjen ndaj pacientë shumë rëndë, mundohet t’i fusë sa më pak në intubim. Sot në pavionet tona kemi ventilim me maskë me presion, duke u munduar ta mbajmë pacientin që të mos shkojë drejt intubim, pasi për pacientët Covid të intubuar risku është shumë i madh.
Pyetje: Fataliteti i Covid tek të rinjtë. Gjatë gjithë këtyre muajve në betejë, ka pasur shumë të rinj që kanë humbur jetën edhe pa sëmundje shoqëruese?
Kapisyzi: E përbashkëta e tyre është nënvlerësimi. Pra në momentet edhe kur je pa sëmundje shoqëruese nëse vjen në stade shumë të avancuara
Virusi të vret papritur për shkak të indiferencë dhe nënvlerësimit. Por thuhet që pacientët me grup zero kanë shanse më të mira sepse grupi zero ka forma më të lehtë. Po ashtu edhe obeziteti është element shumë i rëndësishëm sepse 35% e të shtruarve në botë janë pacientë që vuajnë nga mbipesha.
Pyetja: Protokolli për ta klasifikuar një vdekje Covid? Si bëhet ndarja?
Kapisyzi: Këtë ndarje e bën mjeku i cili trajton rasti. Ne kemi raste që kanë qëndrua mbi 28 ditë dhe mbi 28 ditë ai nuk e quan më Covid sepse 28 ditë është parë që pas këtyre 28 ditëve nuk është më subjekt i Covid, por janë komplikacione që ai ka shkaktuar. Dhe nuk quhet më Covid. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” rastet dërmuese janë Covid.
/abcnews.al/