Sa më i madh të jetë rreziku i një sëmundjeje, aq më i madh është rreziku që mjekët do të duhet të marrin përsipër për ta parandaluar ose shëruar atë.
Ky në fakt ka qenë edhe debati kryesor mbi sigurinë e vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Njerëzit mbi moshën 80 vjeç kanë 2.4% mundësi të vdesin nëse infektohen me COVID. Për ta nuk ka asnjë dyshim se vaksinimi është më i sigurt se sëmundja.
Por rreziku i vdekjes për dikë në të 20-at e tij është rreth 0.002%. Pra, të rinjtë vaksinohen jo për t’u mbrojtur nga efektet e virusit, por për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit në një popullatë më të gjerë dhe që sigurisht janë më të rrezikuar nga koronavirusi.
Në rrethana të tilla, një vaksinë duhet të jetë shumë e sigurt dhe efektive.
Pra, a e kalon AstraZeneca testin e sigurisë?
Shqetësimi më i madh rreth vaksinës është se AstraZeneca ul numrin e trombociteve dhe shkakton mpiksje gjaku, duke rritur rrezikun e një goditje në tru.
Gjermania ka raportuar 31 raste të mpiksjes së gjakut – të quajtura tromboza të sinusit venoz cerebral dhe 9 viktima nga 2.7 milion njerëz të vaksinuar me AstraZeneca.
Britania ka raportuar 30 raste dhe 7 viktima nga 18 milion persona të janë vaksinuar. Ajo çfarë është konstatuar dhe është shqetësuese është fakti se rreziku ka qenë më i madh te gratë në moshë të re, raporton abcnews.al
Këto mund të jenë vetëm statistika por ka rritur shqetësimin te të gjithë.
Rregullatori mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, MHRA, ka deklaruar se përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet. Dhe sigurisht ky është rasti për personat e moshuar. Por për të rinjtë zgjedhja nuk është midis vaksinës AstraZeneca dhe asnjë vaksine tjetër.
Vaksina Moderna ka filluar shpërndarjen, gjithashtu edhe Pfizer. Të dyja janë vaksina të ARN-së, teknologji e ndryshme nga AstraZeneca. Asnjë nga vaksinat nuk ka shkaktuar mpiksje gjaku. 10 milion persona janë vaksinuar me Pfizer në Europë, Amerikën e Veriut dhe Izrael.
Është një vendim i ndërlikuar për rregullatorin e ilaçeve. Por nëse ata bien dakord se të rinjtë nuk mund të vaksinohen me AstraZeneca, atëherë dozat dhe rreziku prej tyre do të caktohen në bazë të moshës./abcnews.al

