Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fat tragjik për 64-vjeçaren në Kamzë, bie aksidentalisht nga ballkoni dhe gjen vdekjen

schedule17:53 - 25 Tetor, 2022

schedule 17:53 - 25 Tetor, 2022

Kamzë – Fat tragjik ka pasur një 64-vjeçare, e cila aksidentalisht ka rënë nga ballkoni dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!