Fassone i sinqertë: Gabova te Milani, cilësia duhet të ishte prioritet në merkato

schedule12:20 - 22 Maj, 2020

schedule 12:20 - 22 Maj, 2020

Ish-drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, rikujton kohën e tij në Milanello. Italiani ishte CEO i kuqezinjve nga prilli i 2017 deri në korrik 2018, duke drejtuar gjatë periudhës kur Yonghong Li ishte pronar i klubit.

”Mund të them se eksperienca ime tek Milani mund të kishte përfunduar ndryshe. Është llogjike që pronarët e rinj, kërkojnë të punësojnë njërëz tek të cilët kanë besim, por të pushohesh vetëm një orë pasi CAS na përjashtoi nga Europa, ishte e dhimbshme”, kujton Fassone.

“Ne kishim një projekt tre-vjeçar tek Milani, ku objektivi kryesor ishte kthimi te vendi i tretë apo i katërt. Ne investuam fuqishëm në merkato, në të gjitha repartet. Mendoj se duhet të ishim fokusuar më shumë te cilësia, se sa te sasia. Kishim një mbrojtje të fortë, por Andrea Conti u dëmtua menjëherë”, deklaron ish-drejtori kuqezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!