Fasonët në borxhe, tatimet u bllokojnë llogaritë pasi nuk kanë paguar detyrimet

schedule19:01 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 19:01 - 4 Dhjetor, 2020

Nga Erblina Mile

Fasonët një ndër sektorët me numrin më të lartë të punësuarve në vend por edhe një prej bizneseve më të goditura nga pandemia tashmë po përballen me mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore.

Florian Zekja përfaqësues i PRO-Eksport Albania deklaron se prej disa ditësh administrata tatimore ka  vendosur bllokimin e llogarive që kanë vonesa në pagesën e kontributeve, gjoba dhe kamatë-vonesa nga sistemi, si dhe mos-pagim të tatim fitimit për vitin 2020.

Fasonët i kanë dërguar një letër zyrtare ministrisë për të gjetur një zgjidhje pasi  për shkak të krizës e kanë të vështirë që të shlyejnë në kohë detyrimet. Ndërsa shumë vende të rajonit e kanë  shtyrë pagesën e detyrimeve duke i dhënë mundësi sipërmarrjes të rimëkëmbet prej krizës.

Sipërmarrjet fasone ankohen se po paguajnë kosto të larta  për të zbatuar masat anti-covid .Ata i kërkojnë qeverisë që të mbështesë financiarisht edhe bizneset e mëdha  me pagesën prej 4 mijë lekë për punonjës për dy muaj për sipërmarrjet prodhuese.

Për vitin 2019, industri  fasone siguroi rreth 40 përqind të eksporteve të vendit me një vlerë mbi 800 milionë euro ndërkohë  që vetëm në tre muaj  e mbylljes sektori fason në Shqipëri ka pësuar një humbje prej 130 mln eurosh./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!